Jose Mourinho ka marrë drejtimin e Romës dhe është bërë tanimë gati për ndeshjen e parë zyrtare.

Giallorosët do të luajnë në 'Play-Off'-in e Ligës së Konferencës, ku përballë kanë skuadrën turke Trabzonspor.


Pikërisht ndeshja në Turqi përballë Trabzonsporit do të jetë e para zyrtare e Mourinhos në drejtimin e Romës.

2021 07 25T182725Z 1046645811 UP1EH7P1F9N1S RTRMADP 3 SOCCER FRIENDLY ROM DEB

Ndeshja mes dy skuadrave do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 19:30 në Medical Park Arena të Trabzonit.

'Special One' do të luaj me formacionin 4-2-3-1, ku në këtë takim do të duhet të bëjë pa dy anglezët, Chris Smalling e lënduar dhe Tammy Abraham i cili nuk ka të drejtë loje.

Në portë do të jetë Rui Patricio, derisa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Rick Karsdorp, Gianluca Mancini, Roger Ibanez dhe Vina.

f0667607ae66a1ebf3975707f8f9443ajose mourinho at roma

Bryan Cristante dhe Jordan Veretout do të jenë mesfushor të qendrës, derisa Nicolo Zaniolo, Lorenzo Pellegrini e Henrikh Mkhitaryan do ta mbështesin Eldor Shomurodovin në sulm. /Telegrafi/

telegrafi sport app