Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka pyetur për çmimin e mesfushorit italian, Marco Verratti.

Portugezi ka filluar hulumtimin e tregut për verë, që në të ardhmen ta zbus dallimin me liderin e Ligës Premier, Manchester City.


Mourinho është fans i madh i mesfushorit të PSG-së dhe e do në klub.

GettyImages 939982290 Marco Verratti . (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Sipas Manchester Evening News, PSG ia ka treguar anglezëve çmimin e lojtarit.

Sipas tyre Verratti kushton 100 milionë funte.

GettyImages 649670774 Verratti (Getty)

Në anën tjetër lojtarë të tjerë që pëlqehen janë edhe ylli i Shakhtar Donestk, Fred dhe ai i Napolit, Jorginho.

Mourinho është në kërkim të mbrojtëseve të krahut, një të qendrës dhe mesfushorëve./Telegrafi/  

telegrafi sport app