Mourinho: Nuk më befason shkarkimi i De Boerit, unë dhe Ranieri u shkarkuam si kampion

Jose Mourinho ka folur rreth shkarkimit të trajnerit holandez, Frank de Boerit, i cili sot mori lajmin e hidhur nga skuadra angleze, Crystal Palace.
Crystal Palace njoftoi sot (e hënë) de Boerin rreth shkarkimit të tij nga detyra e trajnerit vetëm 77 ditë pasi u emërua në këtë post.
Ky shkarkim nuk u prit fare mirë nga trajnerit holandez, i cili humbi katër ndeshjet e para, duke mos arritur të mos shënoj asnjë gol.
Për dallim nga de Boer, kolegu i tij, trajneri i Manchester Unitedit, Mourinho nuk ka mbetur i habitur fare nga ky vendim i skuadrës londineze.
“Asgjë nuk më befason. Unë u shkarkova si kampion, Ranieri u shkarkua si kampion, de Boer u shkarkuar pas vetëm katër ndeshjeve”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































