Jose Mourinho ka folur pas fitores së skuadrës së tij në Ligën e Evropës.

Manchester United ka fituar 1-0 në udhëtim te Celta Vigo në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.


Edhe pse një fitore e madhe si mysafirë, Mourinho është i pakënaqur me rezultatin, pasi ka dëshiruar fitore me më shumë së një gol avantazh.

“Jam shumë i kënaqur me performancën, por jo i kënaqur me rezultatin”, ka thënë fillimisht Mourinho pas ndeshjes.

“Ne kishim mjaftueshëm mundësi që rezultati të thellohet më herët”, përfundoi trajneri portugez.

Trajneri portugez gjithashtu ka lavdëruar edhe paraqitjen e talentin anglez, Marcus Rashford. /Telegrafi/

telegrafi sport app