Jose Mourinho ka folur pas ndeshjes së fituar të Manchester Unitedit në udhëtim te Young Boys në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Djajtë e Kuq kanë fituar në udhëtim te zviceranët me rezultat 3-0 dhe kjo fitore i la lënë shije të mirë trajnerit portugez Mourinho.


"Punë e kryer me sukses. Nuk ishte fenomenale, por mjaft e mirë. Jam i lumtur", ka thënë fillimisht Mourinho pas ndeshjes.

"Mund të kuptoj arsyet pse nuk kemi filluar mirë, pse na janë dashur 25 minuta për të qenë në kontroll".

man utd 1

"Mund të shoh pse Young Boys e detyroi pak atë fillim tonin. Ata bënë të njëjtën gjë edhe kundër Dinamo Zagrebit".

"Ata e dinë sa e vështirë është për kundërshtarët në këtë fushë, kështu që ata u detyruan pak dhe krijuan probleme".

"Goli ndryshoi këtë dhe pastaj ne ishim në kontroll".

"Është e rëndësishme të fillosh me një fitore", përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/

telegrafi sport app