Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho vazhdon të kërkoj talentin a madh holandez të Ajaxit, Justin Kluivert.

19-vjeçari holandez ka befasuar me nivelin e treguar në sezonin e tij të parë të plot me gjigantët e Eredivisie.


Kluivert ka shënuar 11 gola në 36 ndeshje në të gjitha garat dhe kjo ka bërë që klube të mëdha evropiane të shprehin interesim për të.

Gjiganti anglez, Unitedi e dëshiron me çdo kusht talentin holandez pasi kërkon të përforcojë edhe më shumë sulmin.

Kluivert 2 Justin Kluivert (Getty Images)

Sipas mediumit britanik The Guardian, është trajneri Mourinho, i cili e do holandezin nën urdhrat e tij dhe ua ka bërë me dije drejtuesve.

Megjithatë, transferimi i Kluivert nuk do të jetë i lehtë për Djajtë e Kuq pasi lojtari ka shumë skuadra pas vete.

Është gjiganti spanjoll, Barcelona që po shqyrton transferimin e Kluivert, i cili është djali i ish-sulmuesit të tyre, Patrick.

Edhe vet lojtari ka deklaruar se Blaugranët janë ëndrra e tij, por e ka cilësuar si të shpejt kalimin në këtë kohë në Camp Nou. /Telegrafi/

telegrafi sport app