LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Arsenali gjatë gjithë kohës luajti për barazim, futbollistët e tyre zvarriteshin në fushë

Mourinho: Arsenali gjatë gjithë kohës luajti për barazim, futbollistët e tyre zvarriteshin në fushë

Bosi i Manchester United, Jose Mourinho, akuzoi lojtarët e Arsenalit për “lojë të papastër” në barazimin e mbrëmshëm 2-2.

Portugezi pohoi për mediat se londinezët kishin ardhur që të merrnin një pikë dhe bënë lojë të mbyllur.

“Në pjesën e fundit të lojës ishte Arsenal që dëshironte barazimin. Ata zvarriteshin duke e ndalur ndeshjen. Këtë e bënin në mënyrë që ndeshja të shkonte drejt fundit dhe të ishim të vdekur”, tha Mourinho.


Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver

“Të gjithë lojtarët mbrojtës ishin të vdekur, të gjithë kishin probleme fizike, gjë që natyrisht është normale për shkak të rrethanave”.

“Por, përsëri është gjë pozitive dhe ne luajmë brenda tri ditëve sërish në shtëpi, le të shohim nëse tani mund të fitojmë tre pikë pas tri barazime në Ligën Premier”.

Notat e lojtarëve: United 2-2 Arsenal, vlerësohet lart Mustafi
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: United 2-2 Arsenal, vlerësohet lart Mustafi

Theksojmë se Djajtë e Kuq do të përballen gjatë fundjavës me skuadrën e trajnerit, Claudio Ranieri, Fulham.

Ndryshe, United zë pozitën e tetë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 23 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori