Mount dhe Chilwell në vetëizolim për dhjetë ditë shkaku i kontaktit me Gilmour

Dyshja e Chelseat, Mason Mount dhe Ben Chilwell do të mungojnë në takimin e Anglisë ndaj Republikës Çeke që luhet sot (e marte) nga ora 21:00.
Lojtarët kishin kontakt me bashkëlojtarin e tyre te The Blues, Billy Gilmour, që rezultoi pozitiv me coronavirus.
Kështu, Anglia ka njoftuar se Mount dhe Chilwell do të jenë në vetëizolim për dhjetë ditë, duke mos rrezikuar pjesën tjetër të skuadrës.
Edhe pse Gilmour kishte kontakte edhe me bashkëlojtarët te Skocia, asnjë prej tyre nuk janë në vetëizolim.

Nga
Telegrafi
22/06/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































