LAJMI I FUNDIT:

Motra e vogël e liderit verikorean çdo herë e më e fuqishme, dikur qëndronte anash – gjithçka ndryshoi pas takimit Trump-Kim

Motra e vogël e liderit verikorean çdo herë e më e fuqishme, dikur qëndronte anash – gjithçka ndryshoi pas takimit Trump-Kim

Motra e vogël e liderit verikorean, Kim Jong-Un, Kim Yo-Jong, e cila aktualisht kryen detyrën e drejtoreshës së Sekretariatit për propagandë dhe agjitacion, po bëhet çdo herë e më e pushtetshme në këtë vend.

Kim Yo-Jong mund të bëhet shumë shpejtë tejet e fuqishme,  sikurse disa ndihmës të lartë të vëllait të saj Kim Jong-Un, transmeton Telegrafi.

Ajo kishte qëndruar anash pasi që gjatë takimit të dytë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, nuk kishte dhënë rezultatet që ajo i kishte pritur, por çdo herë e më shumë është prezente në opinion pas takimit të fundit mes Kim dhe Trump në zonën e demilitarizuar që ndan dy Koretë.


Siç raportojnë mediat e atjeshme, ajo do të mund të futej në listën e dhjetë njerëzve më të pushtetshëm në Korenë e Veriut, e këtë gjë më së miri e dëshmon fakti se gjatë të martës me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së Kim Il-Sung, ka qenë e rrethuar nga 10 funksionarët që i qëndrojnë gjithmonë pas Kim Jong-Un. Ajo kishte qëndruar vetëm katër karrige larg vëllait, e sipas shërbimeve të inteligjencës jugkoreane, fuqia e saj vetëm sa po vjen duke u rritur.

“Gjykuar nga fotografitë e shumta ku është parë në publik, ajo është në një nivel me kryetarin e Kuvendit, Choe Ryong-Hae dhe nënkryetarin e Partisë Popullore Ru Su-Jong”, ka deklaruar kryetari i komitetit parlamentar për siguri në Korenë e Jugut, Li Hie-Hun, që informacionet i merr nga agjencitë shtetërore të sigurisë. /Telegrafi/