"Motivi" derë e hapur drejt punësimit dhe shpresës për të rinjtë, thotë Selimi

Punësimi sot është një problem i madh në vendin tonë. Të rinjtë çdo ditë e më shumë largohen jashtë për të siguruar jetën e tyre. Një mundësi e mirë për ata është agjencia“Motivi Group”, që ju ofron mundësi për punësime në sfera të ndryshme sipas profesioneve të tyre. Norik Selimi drejtor i kësaj agjencie është intervistuar nga Telegrafi Maqedoni për të treguar më shumë rreth rrugëtimit të agjencisë, shërbimeve që ofron, punësimet e të rinjve dhe çdo gjë tjetër në lidhje me “Motivin”.Intervistoi: Aroma Aliti Ju jeni themelues i agjencisë private për punësime “Motivi”. Si erdhët deri tek ideja e themelimit të kësaj agjencisë?
Agjencia private për punësime Motivi u themelua në vitin 2008. Në atë kohë, sapo ishte zyrtarizuar Ligji i ri për agjencitë, që vinte si kërkese e komunitetit evropian për Maqedoninë.
Për një afat të shkurtër kohor u hapën mbi 15 agjenci të këtilla, mirëpo, asnjëra nuk kishte në fokusin e saj punësimin e një segmenti shumë të diskriminuar me dekada në Maqedoni, respektivisht, popullatën dërmuese që jeton në pjesët veri-perëndimore – shqiptarët. Pra, qëllimi primar ishte ky, punësimi i sa më shumë bashkëqytetarëve në kompani të ndryshme shtetërore dhe private.
Tek ne hapi i parë është kur klienti ynë dërgon kërkesë për punëtorë. Sipas këtyre kërkesave, stafi i regrutimit që kemi ne, bën kërkimin adekuat sipas profesionit, përgatitjes profesionale, përvojës, kërkesave tjera dhe gjen kandidatët e mundshëm. Pas intervistave të realizuara me kandidatët që plotësojnë kriteret, të njëjtët ia propozojmë klientit i cili pastaj bën vendimin final.
Ky definim i shkurtët sigurisht që ka disa modalitete kur disa nga hapat modifikohen, bëhen më të thjeshta – nëse vendi i punës është më bazik, ose më të ndërlikuara (duke realizuar testime të ndryshme dhe më tepër intervista) – nëse vendi i punës është për pozitë udhëheqëse.
Shpesh pozitat udhëheqëse i plotësojmë duke përdorur teknika të specializuara të “headhunting”, ku qëllimi është të gjejmë personin adekuat. Duhet pasur parasysh së për këto pozita, të gjitha procedurat janë më të ndërlikuara dhe realizohen me profesionalizëm të lartë.
Përveç kësaj, "Motivi" ka themeluar edhe shërbimin për reklamim të vendeve të punës KARIERA.mk i cili u ndihmon rreth 2.800 kompanive të gjejnë më lehtë punëtorë. Për një periudhë të shkurtër KARIERA.mk ka ndërtuar bazën me 80.000 CV dhe ka ndihmuar në gjetjen e punëtorëve për 17.000 vende pune.
Motivi, viteve të fundit shume energji investon në aktivitete tjera komplementare, si trajnime, panaire, kontakt me të rinjtë dhe studentët, shkëmbim praktikash me agjenci të Evropës, projekte me partnerë të huaj etj.
Në shtator, do ta kemi edhe ngjarjen e madhe HR Summit ku ne paraqitemi si partnerë/nikoqir të eventit në të cilin kemi sjellë dhe do të sjellim përsëri në Maqedoni kompani si Facebook.
Ndryshime të shumta kanë ndodhur poashtu nga dinamika e fushës së burimeve njerëzore, gjegjësisht nëse para 10 viteve papunësia ka qenë shumë herë më e lartë se sot dhe gjetja e punëtorëve ka qenë më e lehtë, tani ballafaqohemi me sfida të shumta.
Forca e kualifikuar punëtore është çdo ditë e më e rrallë, pjesërisht për shkak të emigrimit dhe pjesërisht për shkak të efektit që kanë sjellë hapja e fabrikave të shumta të huaja në vend. Ky problem në periudhën e ardhme do të jetë gjithnjë e më i shprehur dhe kërkon përgjigje strategjike nga institucionet.
Paralel me këtë, mjaft rëndësi u japim edhe praktikës, trajnimeve dhe bursave. Këto bëhen me qëllim që çdo i ri, para se të fillojë karrierën e tij formale, të ketë shanse të bëjë punë praktike që t'i shikojë të gjitha aspektet, por edhe të fiton përvojë.
Këto studime kanë të bëjnë me “Data Science” apo shkenca e përpunimit të të dhënave. Përpos agjencisë Motivi, unë poashtu drejtor edhe një kompani të fushës së Data Analytics e cila shërbimet e veta kryesisht i plason në tregun e jashtëm. Kjo kompani ka arritur deri tek disa inovacione të fushës të cilat çdo ditë e më shumë po i komercializojmë.
Një nga kompanitë me të cilat kemi bashkëpunim strategjik ishte vendimtar për të ndihmuar edhe vetë procesin e përgatitjes dhe aplikimit.
Këtij projekti do t'i qasemi më gjerë, duke punuar me shumë partnerë përnjëherë, nga njëra anë për të ndërtuar kapacitetet tona dhe nga ana tjetër duke thyer paragjykimet e punëtorëve të mundshëm.
Selimi premton se Motivi do të vazhdojë punën me gjetjen dhe trajnimin e të rinjve dhe punësimin e tyre. /Telegrafi/























































