LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të ftohta.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura kryesisht në relieveve malore në verilindje e juglindje të territorit, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore moti parashikohet me vranësira mesatare e kthjellime.

Vranësirat kryesisht në jug nga orët e mesditës e pasdite pritet të shoqërohen hera – herës me reshje të dobëta shiu/bore kryesisht në male, më pas ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin.


Prezencë e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore, si dhe e mjegullës në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era parashikohet të jetë me drejtim verilindje me shpejtësi mesatare 10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 14m/sek valëzimi në dete 2-3 ballë

Temperaturat parashikohen nga -6 në 12 gradë Celsius. /Telegrafi/