LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime (diell) dhe kryesisht me këto të fundit përgjatë ultësirës perëndimore. Në orët e para të mëngjesit në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar.

Pas orëve të mesditës, parashikohen reshjet e shiut të herëpashershme dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Mjegull e dendur lokale dhe mjegullinë kryesisht në zonat luginore, si dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.


Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi dhe bëhet intensive 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 4 në 18 gradë Celsius. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Lajme
Kalo në kategori