Moti për këtë javë, diell, vranësira dhe reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në këtë javë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale me diell.
IHK njofton se vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa në vise me lartësi mbi 800m parashihet që reshjet e shiut të jenë të përziera me borë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9 m/s. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































