LAJMI I FUNDIT:

Moti në vendin tonë

Moti në vendin tonë

Nga dita e diel fusha anticiklonike dhe masa më të ngrohta ajrore do të depërtojnë mbi rajon, ku do të kushtëzojnë mot të butë dhe kryesisht me diell.

Në mëngjes në vise të ulëta parashihen kushte për formim të mjegullës, që vende-vende ka gjasa të mbetet edhe gjatë ditës.

Me qarkullimin e mjaftueshëm ajror që parashihet orëve të hershme të ditës së shtunë, cilësia e ajrit do të përmirësohet në vlera të mira dhe mesatare. Mirëpo nga dita e diel, nën kushtet e një moti më stabil, sërish pritet të kaloj në vlera të pashëndetshme.15.12 – Në mëngjes ngrica, në vise të ulëta mjegull. Ditën kryesisht me diell dhe butë.


16.12-17.12 – Në mëngjes ftohtë, në ultësira mjegull. Ditën butë, kryesisht me diell.
18.12 – Në ultësira, në mëngjes mundësi për mjegull. Ditën butë, pjesërisht vranët, me intervale të gjata me diell.

Temperaturat e ajrit në rritje, ndjeshëm mbi vlera mesatare, me minimale nga -1C deri në 4C, e maksimale nga 9C deri në 12. Në vise të ulëta, ku është mundësi që mjegulla të mbetet edhe gjatë ditës, maksimalet do të jenë më të ulëta për 3C deri 5C.

Të shtunën erë mesatare dhe fuqishme nga juglindja 4-15m/s. Nga dita e diel erë e lehtë nga jugu 1-4m/s.

Shtypja atmosferike të shtunën në mëngjes do të zbres thellë nën vlera normale, mirëpo nga dita e diel pritet rritje e shpejtë, lartë mbi këto vlera.

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Kalo në kategori