Moti në Shqipëri, në mesditë shi me intensitet të ulët

Shqipëria të enjten do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera - herës deri të dendura nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.
Vranësirat në relievet malore nga orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, ndërkaq nga orët e mbrëmjes ndërprerje e tyre.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.
Deti - Valëzimi 1-2 ballë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































