LAJMI I FUNDIT:

Moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme

Moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat të mërkurën kanë mundësi që nëpër territore të caktuara të shoqërohen me riga lokale shiu, njofton IHK.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s.


Fundjava parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike e përcjellë me reshje shiu dhe bore. /Telegrafi/