LAJMI I FUNDIT:

Moti i ligë kaplon Francën, breshëri me madhësi të topit të ping-pongut thyen xhamin e veturës (Video)

Moti i ligë kaplon Francën, breshëri me madhësi të topit të ping-pongut thyen xhamin e veturës (Video)

Moti i ligë ka kapluar pjesën lindore të Francës, ku breshëri me madhësi të topit të ping pongut ia ka thyer xhamin një veture që ishte në lëvizje, e shoferi i saj e ka dokumentuar këtë duke e filmuar dhe publikuar videon në internet.

Ngjarja ka ndodhur në Auvergne-Rhone, ku breshëri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. E një grua 51-vjeçe nga Gjermania ka humbur jetën ku erërat e forta shkulën një pemë që ra mbi kampin ku po pushonte, transmeton Telegrafi.

Në video shihet se si personi që filmon brenda veturës derisa ishte duke shkuar në shtëpi, breshëri me madhësi të topit të ping pongut ia thyen xhamin dhe intensiteti sa vjen e rritet.


E në anën tjetër ministri francez i bujqësisë Didier Guillaume, ka bërë të ditur se shteti do të deklarojë gjendjen e emergjente dhe të ballafaqohet me pasojat e shkaktuara.

Si pasojë e motit të ligë të paktën 12 persona janë lënduar dhe mbi dymijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Evropa
Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Amerika
Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori