LAJMI I FUNDIT:

Moti gjatë fundjavës në Kosovë

Moti gjatë fundjavës në Kosovë

​Gjatë vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe kthjellime të pjesshme të cilat gjatë natës do të jenë më të theksuara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të ngriten mbi vlerat e mesatareve krahasuar me të njëjtin muaj të viteve paraprake. Në disa lokalitete, për shkak të ndryshimeve të mëdha të gjendjes termike dhe kushteve tjera klimatologjike, ka mundësi që në orët e para të ketë mjegull afatshkurtër.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 16-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja por të dielën do të kemi masa të ajrit nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori