Mosndëshkimi i sjelljes së dhunshme e bën Kuvendin e Maqedonisë jofunksional

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pas dy ditëve nga incidenti në Komisionin për çështje evropiane, është prononcuar për mediat dhe për këtë i ka fajësuar deputetët e opozitës. Ai ka thënë se “incidenti i së hënës në mbrëmje nuk do të ndodhte nëse deputetët e opozitës do të qëndronin në vendin e tyre”.
Por, Xhaferi ka thënë se nuk e arsyeton as sjelljen e kryetarit të këtij Komisioni, Arbër Ademi.
“Unë nuk kam kompetencë të kërkoj përgjegjësi, këta janë deputetë, jo zyrtarë. Mësimi është se kjo nuk guxon të ndodhë në Kuvend dhe nuk do të ndodhte nëse ai që është deputet ulet në vendin e tij. Incidentin nuk e ka shkaktuar (Arbër) Ademi, por ‘ata që dolën në foltore’ ”, ka thënë Xhaferi.
Petar Arsovski, njohës i çështjeve politike, i cili është i përfshirë në matjen dhe analizimin e besueshmërisë së partive politike thotë për Radion Evropa e Lirë se mosndëshkimi i rasteve të dhunshme në institucionin ligjvënës është arsyeja që deputetët në vend të paraqitjes së argumenteve dhe ofrimit të zgjidhjeve, shfaqin sjellje agresive.
“Çdo mosndëshkim lë pasoja të këqija. Pse them kështu?! Përderisa qytetarët duhet të paguajnë një gjobë p.sh. për një shkelje në trafik, nga ana tjetër, elitat politike mbeten të pandëshkuara”, thotë Arsovski.
Ai konsideron se amplituda e lartë e tensionimit të raporteve mes subjekteve politike pushtet-opozitë flet për mungesën e kulturës politike, por edhe më shumë për atë që ai e quan “mbajtjes në tytë të oponentëve politikë”, veçanërisht pas dallimeve rreth bllokimit të procesit integrues nga ana e Bullgarisë, përkatësisht propozimit francez.
Nga ana tjetër, Ismet Ramadani, i cili për tri mandate ka qenë deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, thotë se legjislativi nga opozita maqedonase shfrytëzohet për të imponuar zgjedhje të parakohshme dhe për të bllokuar zgjedhjen e gjykatësve pasi në proces është gjykimi po për funksionarët e OBRM-PDUKM-së nga këta gjykatës.
“Varësisht nga pika e rendit të ditës, deputetët i vendosin në spikamë edhe interesat e tyre personale. Të përkujtoj se është e vërtetë se deputeti (Antonio) Milloshovski, i cili u konfrontua me Arbër Ademin, kryetar i Komisionit për çështje evropiane, është i interesuar që mos u zgjatet mandati gjykatësve dhe prokurorëve edhe pas plotësimit të kushteve për të dalë në pension, pasi njëri nga këta gjykatës e ka në dorë lëndën, për të cilën ai ndiqet personalisht për kriminalitet. Por, kur çështjet marrin kahen e interesave personale madje dhe interesave të theksuara grupore duke u bërë interesa partiake, kuptohet se nuk ka debat kolegial apo të arsyeshëm”, vlerëson Ramadani.
Ndryshe, edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, David Geer, gjatë takimeve me grupet e deputetëve në Kuvend, i ka porositur ligjvënësit se duhet të kenë kujdes që gjyqësori të mos bllokohet për shkak të mungesës së gjykatësve.
Tensioni në Kuvend vazhdon për dy ditë në Komisionin për çështje evropiane ku diskutohet për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune, në bazë të të cilit u mundësohet gjykatësve dhe prokurorëve që t’u zgjatet mandati deri në zgjedhjen e gjykatësve të rinj, pavarësisht plotësimit të kushteve për pension.
Partia maqedonase në opozitë, për të zvarritur procesin e ndryshimeve ligjore për këtë çështje, ka dorëzuar rreth 4 amendamente./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri