LAJMI I FUNDIT:

‘Mos votimi i Demarkacionit çon vendin në zgjedhje’

‘Mos votimi i Demarkacionit çon vendin në zgjedhje’

Nëse në Kuvend nuk ratifikohet Demarkacioni me Malin e Zi, atëherë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë të pashmangshme, thonë analistët.

Elmi Reçica, nga PDK, thotë për televizionin publik se deri më tani nuk ka ndonjë indikacion që do të ketë zgjedhje. Por, sipas tij, fjalën e fundit do ta thonë kryetarët e partive në koalicion – Kadri Veseli dhe Isa Mustafa.

Edhe deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, thotë se deri më tani nuk është diskutuar për zgjedhje, por “gjithçka varet nga situatat që do të krijohen”.


Më i zëshmi për të shkuar në zgjedhje është deputeti i PDK-së, Shukri Buja. Ai ka thënë për RTK-në se është koha që së shpejti të shkohet në zgjedhje dhe që ato mos të shkojnë më larg se në maj ose në qershor.