Besa Kalaja dhe Leonida Molliqaj nga Preporter me tregimin “Mos u plaksh” kanë fituar çmimin e parë që UNKT dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ndajnë çdo vit në temën për varfërinë.
Përveç çmimit në versionin e shkruar me çmime janë shpërblyer edhe kategoritë në video, dokumentar, radio dhe fotografia më e mirë.
Në kategorinë video storia më e mirë i shkoi gazetares Merita Neziri nga Klan Kosova me tregimin “Policët shpëtojnë tre fëmijë në Gjilan”.
Ndërsa në kategorinë e dokumentareve është shpërblyer dokumentari “Nëna fëmijë” e realizuar nga Kaltrina Rexhepi-Dragusha gazetare e RTK-së.
Për versionin radio çmimin më të mirë për varfërinë e ka marr Majlinda Doda me radiotregimin “Varfëria dhe Migrimi”. Ndërsa fotografia e Jeton Sopës, gazetar në Indeksonline është shpërblyer më e mira.
Njëri nga anëtarët e jurisë që kanë zgjehdur më të mirët për çmimin e varfërisë Shaban Buza tha se gazetari duhet të dalë përtej bllokadave emocionale për të pasqyruar realitetin sa më mirë.
Ai ka thënë se gazetarët janë zëri i të varfërve dhe i shoqërisë kosovare, prandaj si të tillë mund të ndikojnë në sensibilizimin e opinionit në mënyrë që Kosova të mos jetë në mesin e vendeve më të varfëra.
Duke folur për gazetarët, ai ka bërë thirrje që të punohet sa më shumë në trajtimin e temave të tilla si varfëria pasi që vetëm kështu ata mund të luajnë rolin që u takon në luftën kundër fenomeneve të tilla.
Buza nuk ka harruar të vë në pah se në disa kategori konkurruese konkurrenca nuk ka qenë edhe aq e fortë.
“Ne kemi pasur jashtëzakonisht punime, artikuj, tregime televizive, dokumentarë televizivë, radio dhe po ashtu fotografi megjithëse, dorën në zemër, disa prej zhanreve nuk kanë pasur aq tepër konkurrencë në krahasim me disa të tjera. Ne si juri ju joshim juve që edhe viteve të tjera gazetarët e Kosovës të cilët kanë me çka të konkurrojnë të dërgojnë sa më tepër tregime sepse ata do t;i ndihmojnë luftës kundër varfërisë”, tha Buza.
Njëra nga gazetaret që u shpërblye me çmimin për dokumentarin më të mirë Kaltrina Dragusha-Rexhepi tha se nuk i vjen mirë që ka fituar sërish një çmim të tillë pasi që siç tha ajo po i bie që varfëria në Kosovë nuk është zhdukur.
“Nuk po më vjen mirë që po e fitoj prapë çmimin për varfëri, pasi që po i bie që varfëria nuk është zhdukur. Është prapë prezentë në Kosovë. Ne kemi me vazhdu me punu tema të tilla, me raportu çdo herë sa më shumë atë që në realitet ndodh çdo ditë”, tha Dragusha-Rexhepi.
Në këtë ceremoni në lidhje me sfidat e medias ka folur drejtori i Global i Trajnimit First Draft, Eoghan Sweeney, i cili tha se epoka në të cilën informacioni mund të udhëtojë me shpejtësi marramendëse është e pamundur të frenohet keqinformimi, sikurse është e pamundur të ndalet edhe informimi.
Duke aluduar se teknologjia i ka dhënë mundësi njerëzve të shpërndajnë të vërtetën por edhe gënjeshtrën, ai potencoi se edukimi është mënyra më e mirë për të penguar dezinformatën të bëjë efektin e saj. Pra, ne duhet të bëhemi të aftë të dallojmë saktësinë e informacionit.
“Po jetojmë në një botë ku ndikohet nga media dhe rrjetet sociale dhe shumica prej juve kaloni kohë dhe audienca nuk janë të kënaqur që të na kenë neve aty dhe të u tregojmë atyre se çka është e saktë për ata dhe se çfarë ata duan”, tha Sweeney.
UNDP dhe AGK ndajnë çdo vit çmimet për varfërinë për gazetarët që trajtojnë temat e varfërisë në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
VLEN: Buxheti i këtij viti në institucionet shëndetësore është rreth 540 milionë euro
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos