Akt të pandershëm e të dëmshëm për interesat e Kosovës e ka konsideruar ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, profesori universitar dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu.
Për Baraliun përkundër që kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me ministrat kanë dhënë dorëheqje ata duhet të vazhdojnë ta ushtrojnë funksionin e tyre, por jo me kompetenca të plota.
Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se veprimet e pozitës dhe të opozitës nuk i bëjnë nder funksionimit dhe ndërtimit të institucioneve të vendit.
“Një pakuptimësi, paqartësi dhe konfuzitet, që pozitë dhe opozitë i krijojnë para këtyre akteve më solemne në konstituimit në këtë rast të legjislaturës së nëntë…. Një akt i pashembullt, do të thosha i dëmshëm për interesat në të cilat gjendet Kosova tani…. Pa dallim pozitë dhe opozitë kjo është e pahijshme, e pandershme dhe nuk është në funksion të ndërtimit të shtetit dhe institucioneve të vendit”, thotë ai.
Baraliu konsideron se veprimet si këto të sotme e prolongojnë procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe më pas formimit të institucioneve të tjera.
“Pa dashur që të përqendrohen pozitë e opozitë për mua janë përafërsisht njëjtë. Vetëm metodat dhe momentet ata i zgjedhin të ndryshme, metodologjia e sjelljes betejat politike më thjesht ata i bënë pothuajse në mënyrë të njëjtë vetëm shfrytëzojnë momentet për të dëshmuar vetën për të treguar mbase edhe për të penguar mbase njëri-tjetrin. Nuk dua të dalloj pozitë e opozitë, por të dy bashkë si të dëmshëm veprime të dëmshme sepse thjesht po prolongohet procesi i konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të tjera”, deklaroi ai.
Baraliu shprehet se Kurti duhet ta vazhdojë ta ushtrojë detyrën në aspektin teknik e administrativ, por jo me kompetenca të plota.
“Dorëheqja nuk nënkupton që të mos ketë shkuarje në zyrë siç po kërkojnë këta të opozitës…. Si është e mundur? Atëherë kush e udhëheqë këtë vend. Edhe në pozitë të një vakuumi institucional ata që kanë qenë në pushtet ushtrojnë pushtetin, por natyrisht pa kompetenca të plota, ushtrim teknik administrativ që kryejnë detyra të përditshme dhe kjo është kurdoherë. Ditën kur dorëzohet mandati i kryeministrit dhe i kabinetit të tij cilido qoftë ai të supozojmë i opozitës tek atëherë përfundojnë kryerja e detyrës, e mandati ka përfunduar më 23 mars”, theksoi ai.
Pak para ndërprerjes së seancës konstituive, udhëheqësi i kësaj seance, Avni Dehari tha se do t’i drejtohet me letër presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
E një veprim i tillë për Baraliun është i panevojshëm.
“Kjo që i janë drejtuar presidentes së Kuvendit është mbase e panevojshme, ajo e ka kryer punën e saj kushtetuese. Me Kushtetutë ka qenë e obliguar që pas një muaj pas zgjedhjeve certifikimit më saktë ta caktojnë këtë mbledhje e ka caktuar dhe nuk ka çka këtu këta që për interesat e tyre kalkulime politike”, shprehet profesori universitar.
Seanca e sotme konstituive e Kuvendit të Kosovës u ndërpre për shkak të mos votimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.
Deputetët e partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK, votuan kundër këtij raporti, ndërkaq Lista Serbe abstenoi.
Opozita vuri në dyshim dorëheqjen e Kurtit nga posti i kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të Qeverisë që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit. /KosovaPress/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mospajtimet se ku duhet të paguhen faturat e mbeturinave në Prishtinë, flet kryeshefi i Ndërmarrjes "Pastrimi"

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Tërmet në Shqipëri

“Shkelësit” e vizave, ambasada e SHBA-së në Kosovë rikujton pasojat: Dënime të rënda, burgim dhe dëbim

Qeveria serbe ndihmon me para personat e dyshuar për krime lufte, Kuçi: Serbia po shkelë parimet themelore të rendit ndërkombëtar juridik

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut