Kryesuesi i Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti), Ruzhdi Morina thotë se pas vitit 2021, kur investimet kishin ngritje rreth 11 për qind, në këtë fillimvit ka investimet e Trustit ka pësuar një rënie që aktualisht është rreth 4 për qind.
Kjo sipas tij për shkak të efekteve negative të pandemisë COVID-19 në zinxhirin furnizues, por edhe të luftës në Ukrainë.
Kështu thua Morina në takimin që pati me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehemti dhe drejtori menaxhues i Trusit, Adrian Zalli e ku temë kryesore e takimit ishte informimi i drejtuesve të BQK-së me gjendjen e aktuale të investimeve të FKPK-së në tregjet financiare pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë.
“Morina njoftoi se pas vitit 2021, kur investimet e FKPK-së kishin ngritje me rreth 11 për qind, në këtë fillimvit, si për shkak të efekteve negative të pandemisë COVID-19 në zinxhirin furnizues, por sidomos nga lufta në Ukrainë, investimet e FKPK-së kanë njohur një rënie, që aktualisht është rreth 4 për qind. Duke qenë se indekset kryesore në tregjet financiare aktualisht kanë shënuar rënie prej 15 për qind deri në 20 për qind, rënia prej 4 për qind në investimet e FKPK-së mund të konsiderohet mjaft e përmbajtur. Kjo kryesisht si rezultat i masave mbrojtëse që Bordi Drejtues i ka marrë gjatë janarit dhe shkurtit të këtij viti”, thuhet në komunikatën e BQK-së.
Gjithashtu, Morina deklaroi që kjo rënie edhe pse negative, në periudhën afatshkurtër nuk e dëmton qëllimin afatgjatë të FKPK-së, siç dëshmohet me të gjithë treguesit e performancës së FKPK-së mbi tre muaj, që janë në terren pozitiv.
Po ashtu, me këtë rast, Morina e njoftoi Guvernatorin Mehmeti me masën e dytë që Bordi Drejtues e ka vendosur, duke e lansuar portofolin Konservativ për kontribuuesit e moshës 63.5 vjeçare e më të moshuar.
Sipas kësaj mase, mjetet e tyre do të përllogariten të investuara në Bonot e Thesarit të Republikës së Kosovës dhe asnjë kontribuues 18 muaj e më pak afër pensionimit nuk do të preket nga lëvizjet e tregjeve financiare.
Mehmeti, në anën tjetër, e vlerësoi përpjekjet e Bordit Drejtues të FKPK-së për masat e ndërmarra, të cilat e kanë ulur rrezikun dhe ndikimin e këtyre lëvizjeve te kontribuuesit.
Guvernatori theksoi nevojën e takimeve të rregullta mes të dyja institucioneve, në mënyrë që situata të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe që të sigurohet reagimi i duhur institucional në shërbim të mbrojtjes së interesave të kontributdhënësve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë
Këto janë skemat e pensioneve që shënuan rritje gjatë dhjetorit 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!