Mbrojtësi qendror i Liverpoolit, Giovanni Leoni, do të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushave pas një dëmtimi të rëndë në ligamentin e kryqëzuar të përparmë (ACL), lajm që është konfirmuar nga Fabrizio Romano.

Ky dëmtim pritet ta mbajë 18-vjeçarin larg futbollit për disa muaj, duke i dhënë një goditje të rëndë planeve të klubit dhe ëndrrave të lojtarit të ri.


Leoni kishte lënë përshtypje të shkëlqyera në debutimin e tij në EFL Cup, ku paraqitja e tij e qetë dhe e sigurt mori lavdata nga trajneri Arne Slot.

Giovanni Leoni, debutim te Liverpooli

Për një lojtar kaq të ri, ishte një hap i madh drejt konsolidimit në një klub gjigant si Liverpooli, por rrugëtimi i tij është ndalur përkohësisht.

Giovanni Leoni u transferua te Liverpool nga Parma në gusht 2025 për një shumë prej rreth 30 milionë eurosh, duke firmosur kontratë 6-vjeçare. /Telegrafi/

telegrafi sport app