Prej disa kohësh në shtypin rozë ka bërë bujë bashkëpunimi i artistëve të njohur shqiptarë, Morena Taraku dhe Stresi.

Dyshja, të cilët kanë edhe një duet së bashku, kanë filluar xhirimet e klipit të ri rreth një muaj më parë në Tiranë.


Megjithatë, duket se kjo tashmë është finalizuar dhe se projekti i plotë do të publikohet nesër.

Lajmi është njoftuar përmes rrjeteve sociale, teksa një kopertinë të kësaj kënge e ka ndarë bukuroshja nga Peja në Instagramin e saj.

“Nesër, 20:00 / Bad Girl”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, kënga mezi po pritet edhe nga fansat e artistëve të cilët mezi po presin për këtë.

“Ki me bo” përndryshe është bashkëpunimi i parë i Morenës dhe Stresit, i lansuar në vitin 2015.

Asokohe ishte cilësuar si një hit, i cili tani numëron mbi tetë milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/