LAJMI I FUNDIT:

Moratti thumbon Thohirin

Moratti thumbon Thohirin

Massimo Moratti nuk është më pronar i Interit, por mbetet një personazh shumë i rëndësishëm në internistët, jo thjesht si tifoz, por edhe sepse ka ende një përqindje të aksioneve të klubit.

Për këtë arsye, kanë bërë bujë fjalët e tij ditën e sotme, sepse ish-presidenti i paharruar i Interit ka “shigjetuar” presidentin aktual Erick Thohir.

“Me Tohirin kemi vizion të ngjashëm, edhe pse shpresoja që të investonte më shumë, por nuk është e lehtë me rregullat e reja. Pastaj problemi nuk është sa shpenzon, por kë blen, plus që duhet edhe pak fat”.


Vendi i katërt për Morattin nuk është keq. “Është një pozicion i mirë, që pak a shumë e mendonim që në fillim të kampionatit, edhe pse faza e parë e shkëlqyer na bëri të mendojmë se mund të shkonim shumë më lart”.

Bisedimet me grupin Suning për shitjen e klubit vazhdojnë: “Njerëzit mendojnë se gjëra të tilla mbyllen për dy ditë, por në realitet është një negocim që kërkon kohën e vet, duhet durim”.

“Mancini ka dyshime? Është një çështje mes tij dhe presidencës, por besoj se do të qëndrojë. Simeone? Do ishte bukur sikur të kthehej, por ne e kemi trajnerin dhe Simeone ka një skuadër fantastike”, ka thënë Mancini.

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori