Morata po dëgjon ofertat e klubeve të interesuara për të

Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata, është duke dëgjuar ofertat e klubeve të interesuara për të. AS shkruan se spanjolli dëshiron të largohet nga klubi pasi nuk mori asnjë minut ndaj Barcelonës dhe Bayern Munichut.
Dyshja e Ligës Premier Chelsea dhe Manchester United janë favoritë për 24 vjeçarin.
Cadena Cope shton se Diego Simeone tashmë ka bërë një ofertë duke shkuar pas ndeshjes në Bernabeu dhe duke i thënë në vesh që të vij në Atletico dhe të luaj për të.
Rikthimi i Moratas te Los Blancos nuk ka dalë ashtu si është pritur pasi edhe ai edhe James nuk kanë pasur minuta të rregullta nën Zinedine Zidanen. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































