Bayern Munich po shikojnë situatën e Alvaro Moratas te Chelsea dhe e duan si pjesë të skuadrës së tyre për sezonin e ri.

Afati kalimtar veror pritet të jetë interesant, por edhe me shumë lëvizje të çuditshme.


Sipas gazetës spanjolle AS, njëra nga to mund të jetë transferimi i sulmuesit spanjoll, Morata te Bayerni.

Bayerni e sheh spanjollin si një zëvendësim të mundshëm për Robert Lewandowskin, i cili është një objektiv primar për Real Madridin.

RobertLewandowskiHerthaBSCvBayernMuenchenZn6gXLEYbYux

Lewandowski dëshiron të largohet nga Munichu këtë verë dhe drejtorët e Bayernit janë të gatshëm të shesin - sapo të gjejnë një zëvendësim.

morata Morata (Getty Images)

Morata është shfaqur në listën e tyre të blerjeve - dhe reprezentuesi spanjollë thuhet se ka mirëpritur interesimin e gjigantit gjerman.

Në të vërtetë, është sugjeruar që Morata beson se ai mund të ringjallë formën e tij më të mirë nëse ai do të shkojë në Gjermani për sezonin e ardhshëm.

Ndryshe, Morata u transferuar gjatë verës së kaluar nga Reali për një shifër rreth 80 milionë euro, por që dështoi të tregojë vlerat e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app