LAJMI I FUNDIT:

Morata flet për Grupin B dhe përballjen me Shqipërinë

Morata flet për Grupin B dhe përballjen me Shqipërinë

Grupi B konsiderohet si grup ferri në në Kampionatin Evropa, me Spanjën, Italinë, Kroacinë dhe Shqipërinë që janë pjesë e këtij grupi.

Dy ndeshjet e para do të jetë Shqipëri – Itali dhe Spanjë – Kroaci, ku të dyja pritet të jenë të zjarrta.

Ylli më i madh i Spanjës, Alvaro Morata ka folur për këtë grup, ku e ka vlerësuar edhe Shqipërinë.


“Duam të shkruajmë historinë. Ne kemi fituar 3 Evropiane, po aq sa Gjermania, ndërkohë që asnjë skuadër nuk ka arritur ta fitojë 4 herë”.

Spanja zyrtarizon listën për Euro 2024, De La Fuente lë jashtë tre yje të mëdhenj
Lexo po ashtu Spanja zyrtarizon listën për Euro 2024, De La Fuente lë jashtë tre yje të mëdhenj

“Kështu që jemi të karikuar në maksimum dhe kemi një dëshirë të madhe për të punuar e bërë mirë në Gjermani”.

“Nuk jemi favoritë, pasi ka skuadra të tjera spektakolare. Por të tillë ishim edhe Evropianin e kaluar dhe u eliminuam në gjysmëfinale ndaj Italisë me penallti”.

“Jemi në gjendje të përballemi me çdo kundërshtar. Italinë dhe Kroacinë i njohim mirë, pasi jemi përballur me ta në Ligën e Kombeve”.

Zbulohen dhjetë favoritët në përqindje për të fituar Euro 2024
Lexo po ashtu Zbulohen dhjetë favoritët në përqindje për të fituar Euro 2024

“Janë Kombëtare me lojtarë konkurrues, cilësi që e kanë edhe shqiptarët. Duhet t’i bëjmë të vuajnë kundërshtarët tanë duke qarkulluar ne topin”, deklaroi Morata.

Shqipëri-Spanjë, dueli i tretë në grup për kuqezinjtë e Sylvinhos, është programuar për datën 24 qershor në Duseldorf. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Real Madridi mund të kthehet në Madrid nëse situata nuk përmirësohet

Real Madridi mund të kthehet në Madrid nëse situata nuk përmirësohet

Real Madridi me një tjetër deklaratë zyrtare konfirmon se do të luajnë në finale

Real Madridi me një tjetër deklaratë zyrtare konfirmon se do të luajnë në finale

Hansi Flick me akuza të ashpra ndaj Real Madridit për çështjen e gjyqtarëve

Hansi Flick me akuza të ashpra ndaj Real Madridit për çështjen e gjyqtarëve

Kalo në kategori