Morata dhe Fabregas nuk luajnë ndaj Arsenalit

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, ka konfirmuar se Alvaro Morata dhe Cesc Fabregas nuk do të luajnë ndaj Arsenalit.
Conte në një konferencë për shtyp para ndeshjes konfirmoi ai nuk e ka gjithë ekipin në dispozicion.
Chelsea përballet me Arsenalin të mërkurën në kuadër të Carabao Cup.
Morata ka një problem në shpinë i cili po e mbanë jashët fushave.
Disa lojtarë të tjerë do të kontrollohen para ndeshjes nëse janë të gatshëm për lojë por janë në dyshim për këtë paraqitje, teksa tekniku konfirmoi gatishmërinë e Andreas Christensen për këtë ndeshje.
Morata dhe Fabregas konsiderohen prej futbollistëve më të mirë ofensiv dhe pa dyshim se do t'i mungojnë Chelseat.
Conte në këtë konferencë konfirmoi tendencën e tij për të siguruar finalen e këtij trofeu. /Telegrafi/



















































