LAJMI I FUNDIT:

Monografi për Gjilanin

Monografi për Gjilanin

Në Asamblenë Komunale të Gjilanit është bërë nisma për krijimin e një monografie, e cila do t’i njoftojë të gjithë vizitorët dhe dashamirët e këtij qyteti me të kaluarën dhe të tashmen e Gjilanit.

Kryetar i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka paralajmëruar nxjerrjen e kësaj monografie për vitin e ardhshëm, duke premtuar ndarjen mjeteve për këtë qëllim.

Sipas Mustafës, do të formohet një ekip për këtë qëllim, i cili do të përbëhet nga njerëz eminentë të kulturës, historisë, gjuhësisë, njerëz të besueshëm të cilët e njohin të kaluarën dhe të tashmen e Gjilanit. /zëri/telegrafi/