Michael Phelps në orë 02:00 të mëngjesit të të hënës do të garojë ndaj peshkaqenit të bardhë.

Shpejtësia e notarit amerikan është 9.6 kilometra në orë, kurse e peshkaqenit të bardhë është më shumë se 40 km/h.


428CD3AE00000578 4718250 image a 33 1500649033346

Nisur nga kjo i bie që Phelps nuk ka shanse ndaj peshkaqenit, por amerikani do të jetë i ndihmuar nga pajise teknologjike e quajtur, Monofin.

Ajo është imitim i bishtit të peshkaqenit që i jep atij mundësi të notojë më shpejtë. Është e ndërtuar nga goma dhe vendosët në këmbët e përdoruesit, fal saj 32-vjeçari do ketë ekstra shpejtësi dhe normalisht më shumë shpresë për të shokuar botë.

07675c909e03

Phelps është stërvitur me orë në Afrikën e Jugut së bashku me Monofin për të rritur shpejtësinë e tij, por a do t’i ndihmojë kjo pajisje e lartë teknologjike të notojë më shpejt se peshkaqeni? Këtë do ta kuptojmë pas pak orësh. /Telegrafi/

17makgmw6aae1jpg

19985511 325895974530125 3994954407216152576 n

FullSizeRender 3

telegrafi sport app