Roger Burdette nga Shtetet e Bashkuara, e ka shitur për 70 mijë dollarë, një monedhë të rrallë që është e punuar nga xhami.

Kjo monedhë ishte krijuar si formë eksperimenti gjatë Luftës së Dytë Botërore, që më vonë të zëvendësonte paratë nga bakri, transmeton Telegrafi.


Monedha nga xhami e prodhuar gjatë Luftës së Dytë Botërore shitet per shume marramendese foto 2

Ky metal kërkohej të kursehej, në mënyrë që të përdoret për nevoja të ushtrisë. Për këtë arsye, autoriteti që kontrollon dhe prodhon valuta, i ka kërkuar një punëtorie në Tennessee, që ta punojë nga xhami.

Mirëpo, këndet e saj ishin shumë të mprehta, si dhe kishte frikë se mund të thyhet në raste të shpeshta.

Kjo para që është krijuar nga një kallëp i mbështjellë me zink, është e vetmja që është ruajtur si duhet, ndërsa ekziston edhe një por është e thyer në mes. /Telegrafi/