Monaco gati 50 milionë euro për Alexis Sanchez

Pas shitjes së disa yjeve si Bernard Silva dhe Mendy tek Manchester City, si dhe Bakayoko tek Chelsea, Monaco po kërkon të forcojë skuadrën gjatë kësaj vere.
Klubi nga principata po përgatit 50 milionë euro për të transferuar Alexis Sanchez nga Arsenal, shkruan “The Sun”.
Arsene Wenger është i vendosur për të mos e shitur sulmuesin kilian, por Monaco kërkon ta marrë atë pasi rivalët e tyre, PSG, transferuan Neymar për 222 milionë euro.
Në anët tjetër, mediat sot kanë raportuar se londinezët po kërkojnë shërbimet e mesfushorit të klubit francez, Thomas Lemar.
Arsenali thuhet se është i gatshëm të paguajë rreth 60 milionë euro për reprezentuesin e Francës. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































