LAJMI I FUNDIT:

Momenti i përplasjes, mes Selimit e Haxhiut (Video)

Momenti i përplasjes, mes Selimit e Haxhiut (Video)

Gjatë interpelancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, ku u diskutua rreth çështjes së pjesës verore të Mitrovicës, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka akuzuar deputetin e VV-së, Rexhep Selimin, se ky i fundit ka përgjegjësi për gjendjen në veri, në kohën sa ushtronte funksionin e ministrit të Rendit ne Qeverinë e Përkohshme të Kosovës në periudhën 1999-2000.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit Selimi, i cili i tha Haxhiut se në kohën kur ai me ndërkombëtarët po formonin Policinë e Kosovës, me shefat e ShIK-ut pengonte doktorët të shkojnë në shtëpinë e tyre.

Këtë herë, deputeti i PDK-së nuk u mor me deputetin Selimi, por më vëllezërit e tij. Ai akuzoi Selimin se vëllezërit e tij kanë uzurpuar prona në Klinë dhe Prishtinë pas përfundimit të luftës.


Deputeti Selimi i ka quajtur gënjeshtra dhe shpifje pohimet e Haxhiut për këtë çështje.

Por, Haxhiu nuk e ndali këtu replikën. Ai vazhdoi të bëjë përpjekje për të dëshmuar ato çfarë tha për vëllezërit e Selimit, duke shtuar se AKP-ja ka larguar vëllain e deputetit Selimi nga prona e uzurpuar.

Ndryshe, për pronat e uzurpuara muajve të fundit janë marrë disa aksione nga AKP-ja dhe njësitë speciale për lirimin e disa objekteve në Prishtinë dhe komuna të tjera të Kosovës. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori