Kanë ndodhur shumë situata pas spektaklit të së martës në Big Brother VIP Albania 5.

Një përplasje e madhe mes Selin e Rogertit mori gjithë vëmendjen në shtëpi.


Të përfshirë kanë qenë edhe konkurrentët e tjerë, pasi tanimë janë ndarë në grupe.

Foto: Instagram

Në një moment shihet kur Rogerti e shtyn Gretën, e cila është kunata e Selin.

Ajo reagoi ashpër e madje në një moment edhe ka sharë, gjë që u ndal nga produksioni.

"Më shtyu o Rogert, çka po bën. Psikopat, maniak. Ore nuk më shtyen mua ai", u shpreh ajo.

Më pas banorët e tjerë e larguan dhe kjo situatë shkaktoi të qeshura mes tyre, për reagimin e saj. /Telegrafi/