Site icon Telegrafi

Momenti kur polici amerikan goditet nga një veturë derisa ndihmonte një shofer tjetër në një autostradë në Iowa

Policia amerikane ka publikuar pamjet e një kamere të vendosur në uniformën e zyrtarit policor, i cili goditet nga një veturë në autostradë.

Polici po bisedonte me një shofer në një rrugë të mbuluar me borë në Iowa, i cili nga ai kishte kërkuar ndihmë, kur një veturë u fut në hapësirën ku po qëndronte polici dhe e goditi, transmeton Telegrafi.

Ai është dërguar me urgjencë në spital për trajtim, nga ku është bërë e ditur se ka pësuar mavijosje në kraharorin e djathtë ka njoftuar zyra e sherifit në Dallas, Teksas.

Pas këtij incidenti, policia i ka bërë apel të gjithë shoferëve të ulin shpejtësinë kur shohin policinë në rrugë, dhe të jenë më të kujdesshëm në rrugët e mbuluara më borë.

E përplasja e policit me gjasë ndodhi si pasojë e rrugëve të mbuluara me një shtresë të hollë akulli, që i pamundësoi shoferit të frenojë dhe të parandalojë goditjen. /Telegrafi/

Exit mobile version