LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur Hardinaj u nxor nga paraburgimi për t’u dërguar në Gjykatë (Video)

Momenti kur Hardinaj u nxor nga paraburgimi për t’u dërguar në Gjykatë (Video)

Agjencia franceze e lajmeve AFP ka publikuar videon e momentit kur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot është nxjerr nga qendra e paraburgimit për t’u dërguar në Gjykatën e Colmar në Francë.

Lideri i AAK-së ishte ndaluar një javë më parë në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze mbi bazën e një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe në vitin 2004, për siç thuhet, “krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”.

Haradinaj sot është paraqitur para Gjykatës franceze, e cila ka marrë vendim që ta lirojë me kusht, transmeton Telegrafi.


Vendimi është marrë të enjten në seancën dëgjimore për rastin Haradinaj, pas paraqitjes së kërkesës për ekstradim nga autoritetet e Serbisë dhe një kërkese të palës mbrojtëse për lirimin e tij.

Avokatja e Haradinajt, Rachel Lindon ka thënë se kërkesa për ekstradimin e Haradinajt duhet gjithsesi të anulohet.

Gjykata në Colmar e ka liruar Haradinajn me kusht të lajmërohet në polici dy herë në javë te autoritetet franceze, deri në shqyrtimin e kërkesës së ekstradimit nga Serbia. /Telegrafi/