LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur Haradinaj hyn në Kuvend dhe e quan kryeministrin qen (Video)

Momenti kur Haradinaj hyn në Kuvend dhe e quan kryeministrin qen (Video)

Ramush Haradinaj, Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës së bashku me Liderin e Lëvizjes Vetëvendosje i janë drejtuar kuvendit për t’i dërguar brenda dosjet e peticionit që qytetarët e kanë nënshkruar kundër Asociacionit të Komunave Serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi, por atyre ua kanë zënë pritën pjesëtarët e sigurimit të Kuvendit, duke mos i lejuar që të hyjnë brenda, njofton Klan Kosova.

Mirëpo Ramush Haradinaj, u shmanget pjesëtarëve të sigurisë dhe së bashku me dosje futet brenda.

Por, është bashkëbiseda me njërin prej anëtarëve të trupës së sigurimit ajo e bën diferencën nga herat e tjera kur Haradinaj ka hyrë në Kuvend.

“Kush e ka thënë thanë atë mendim le të këshillohet me Hashimin, Kadrinë ia me Isë qenin”, ka thënë Haradinaj, derisa s’ka përfillur urdhrat e sigurimit.


“Shtyju, budalla”, ka qenë fyerja tjetër që Haradinaj ka bërë në drejtim të punëtorit të sigurimit të Kuvendit.

Videon e mëposhtme e ka realizuar kameramani i Klan Kosoves.