Momenti i djegies së veturës së Ismet Beqirit (Video)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është djegur makina e shefit të grupit parlamentar të LDK¬-së, Ismet Beqiri.
Automjeti tip “Passat” ka qenë e parkuar para banesës së Beqirit në Prishtinë. Bëhet e ditur se zjarrfikësit dhe policia e Kosovës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin dhe për të kryer hetime.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Ismet Beqiri.
“Po sot rreth orës 04:30 të mëngjesit më është djegur vetura e cila është përdorur për nevojat e grupit parlamentar të LDK¬-së. Jam njoftuar nga fqinjët se është duke mu djegur vetura dhe kur kam dalë jashtë e kam parë duke u djegur”, ka thënë Beqiri, transmeton televizioni publik.
Beqiri këtë akt e ka cilësuar si kriminal dhe ka kërkuar nga organet e hetuesisë që ta zbardhin sa më parë rastin.
Ai ka theksuar se sipas organeve të hetuesisë po dyshohet se vetura i është djegur me koktej molotovi.





















































