LAJMI I FUNDIT:

Momenti i arrestimit të të dyshuarit që vrau shtatë persona pas “një mosmarrëveshje në vendin e punës” në Kaliforni

Momenti i arrestimit të të dyshuarit që vrau shtatë persona pas “një mosmarrëveshje në vendin e punës” në Kaliforni

Një punëtor veteran i një ferme (67-vjeçar) ka vrarë shtatë kolegë punëtorë bujqësorë kinezë në atë që lajmet lokale e përshkruan si një mosmarrëveshje në vendin e punës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zhao Chunli, i cili jetonte në Half Moon Bay, u arrestua dhe po “bashkëpunon plotësisht” me zbatimin e ligjit, thanë zyrtarët.

Të shtënat ndodhën në dy lokacione të veçanta por zyrtarët nuk janë të sigurt se në cilin ndodhi i pari.


Fëmijët ishin të pranishëm në vendngjarje në atë moment, sepse disa nga punëtorët jetonin aty me familjet e tyre.

Një person i tetë u qëllua dhe u plagos dhe u transportua me helikopter në Qendrën Mjekësore Stanford.

'Tragjedi pas tragjedie': Shtatë të vdekur pasi Kalifornia goditet nga një tjetër sulm me të shtëna masive
Lexo po ashtu 'Tragjedi pas tragjedie': Shtatë të vdekur pasi Kalifornia goditet nga një tjetër sulm me të shtëna masive

ABC7 News konfirmoi se i dyshuari, i cili jetonte në Pescadero, kishte punuar për dekada në një nga fermat e kërpudhave ku ndodhën të shtënat dhe të gjitha viktimat ishin bashkëpunëtorë të tij.

Ndërkohë pamjet dramatike tregojnë momentin kur Zhao u arrestua, në parkingun e zyrës së sherifit të Half Moon, në orën 16:40.

Vrasjet vijnë më pak se 48 orë pasi 72-vjeçari Huu Can Tran qëlloi dhe vrau 11 persona që ishin duke festuar Vitin e Ri Hënor në Monterey Park, pranë Los Anxhelosit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori