Kjo javë ishte e mbushur me shumë ngjarje, duke filluar nga protesta e punëtorëve të KEK-ut, pastaj aksioni para Rektoratit, aktivitete me rastin e Ditës së Tokës e zhvillime tjera politike.  

Në fotografinë e parë shihet një nga punëtorët e KEK-ut duke i rënë borisë, i cili me kolegët e tij protestoi para zyrave qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës, duke kërkuar rritjen e pagave.


Proteste e punetoreve te KEK ut Sindikata e Re e Korporates Energjetike te Kosoves foto Ridvan Slivova 5 Protestë e punëtorëve të KEK-ut, Sindikata e re e korporatës Energjetike të Kosovës /Foto: Ridvan Slivova

Po ashtu fondacioni “Hasan Prishtina” dhe Shoqata Atdhetare Kulturore “Luma” nga Kukësi këtë javë zhvilluan një aksion para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës (UP), në shenjë reagimi ndaj idesë për heqjen e emrit të “Hasan Prishtina” nga UP.

Aksion para rektoratit – kerkohet qe UP se mos ti hiqet emri Hasan Prishtina foto Ridvan Slivova 12 Aksion para rektoratit, kërkohet që UP-së mos t’i hiqet emri “Hasan Prishtina” /Foto:Ridvan Slivova

Pasi Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar nga Grupi Parlamentar deputetin Haki Abazi, ky i fundit në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës të enjten, ka ndërruar ulësen. Dhe këtë moment me anë të një fotografie e ka zënë fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova.

seanca e kuvendit Haki Abazi foto Ridvan Slivova 2 Deputeti Haki Abazi i ulur pas ulëseve të deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) /Foto: Ridvan Slivova

Gjithashtu këtë javë në Kosovë është shënuar edhe Dita e Tokës. Në këtë fotografi shihen disa fëmijë të cilët hedhin në një rrjet të metalte shishe të ndryshme. 

shenohet Ditet e Tokes ne Kosove foto Ridvan Slivova 5 1 Shënohet Dita e Tokës /Foto: Ridvan Slivova

Nga syri i fotoreporterit Slivova nuk ka ikur edhe momenti i lëshimit të fontanës e cila gjendet në sheshet e Prishtinës, përpara Teatrit Kombëtar.

shatervani Fontana në sheshet e Prishtinës /Foto: Ridvan Slivova