Deputeti i PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Dardan Molliqaj ka thënë se është e pamundur të fshehin diçka nga ajo që është publikuar në media sa i përket shkëmbimit të disa mesazheve në telefon mes tij dhe deputetëve dhe zyrtarëve të koalicionit qeverisës.
Molliqaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ai vet ka pasur pesë ditë negocim me Qeverinë për të mbështetur buxhetin.
“Për pesë ditë që kemi negociuar kanë dalë pesë kërkesat e PSD-së sa i përket buxhetit. Janë kërkesat tona, të cilat kanë qenë publike dhe nuk ka asgjë të fshehtë. Çfarëdo tendence të paraqitet se ka ndodh diçka tjetër nuk ekziston. Krejt çfarë është parë është në ato tekste që kanë dalë në publik”.
Deputeti i PSD-së ka thënë se Pal Lekaj nuk ishte i informuar me situatën që po ndodhte pasi në momentin kur ky i fundit kishte dërguar mesazhe në drejtim të parit, Molliqaj ishte në takim me Ramush Haradinajn.
“Gjatë kohës sa unë isha në takim me Haradinajn ishte shpërndarë lajmi se PSD nuk do ta votonte buxhetin. Lekaj nuk ishte i informuar se ne po mbanim takim me ministrat dhe zëvendësministrat. Ai e ka shkruar mesazhin se duhej mbajtur fjalën që ne e kishim dhënë”.
Molliqaj thotë se kërkesat janë publike dhe nuk ka ndonjë kërkesë nga Qeveria për ndonjë favor.
“Kërkesat janë politike dhe publike. Asnjë kërkesë nuk është bërë për ndonjë cop rrugë. Ne nuk kemi kërkuar asnjë punësim apo ndonjë bord”, tha Molliqaj, përcjell Telegrafi.
Deputeti opozitar ka treguar edhe pjesë nga bisedat që janë zhvilluar mes Kadri Veselit dhe Shpend Ahmetit. Ai ka thënë se Veseli ka komplimentuar z.Ahmeti për defaktorizimin e Listër Serbe.
“Veseli i është drejtuar Shpendit si bashkë drejtues i ekipit negociatorë, që ju keni bërë një veprim racional që mund të jetë në dëmin tuaj por keni përjashtuar nga vendimmarrje Listën Serbe. Takimi ishte publik dhe kjo është e vërteta dhe nuk ka ndonjë marrëveshje tjetër pos atyre që janë thënë publikisht”, tha Molliqaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

A kanë fëmijët ankth dhe depresion? Flet psikologia Deliu

SPAK me 24 masa sigurie për zyrtarët e Universitetit, Rama thërret rektorin në mbledhje partie, politologu Krasniqi: Absurde dhe shkelje kushtetuese, ligjore

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania