LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Në LVV u dakorduam që rastin e Astrit Deharit mos ta quajmë vrasje apo vetëvrasje – Albini i pari e theu premtimin

Molliqaj: Në LVV u dakorduam që rastin e Astrit Deharit mos ta quajmë vrasje apo vetëvrasje – Albini i pari e theu premtimin

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka folur për rastin e Astrit Deharit, duke thënë se asnjëherë nuk ka thënë se Dehari është vrarë në burg.

“Astrit Dehari është përgjegjësi e shtetit. Në të gjitha deklarimet tona qysh në ditën e para pas rastit ne kemi thënë se është përgjegjësi e shtetit ajo që ka ndodhur me Astrit Deharin. Ne nuk kemi thënë asnjëherë nëse është vrasje apo vetëvrasje”, tha Molliqaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.


Ai thotë se që nga arrestimi i Astrit Deharit, deri në vdekjen e tij, vetëm dy veta kanë folur nga LVV.

“Vetëm unë dhe Visar Ymeri nga LVV kemi folur publikisht për arrestimin e Astrit Deharit. Për tre muaj Albini, Albulena, Glauku, Xhelali nuk kanë pasur asnjë paraqitje publike për rastin”.

Molliqaj thotë se në paraqitjen e  parë publike të Albin Kurtit pasi Dehari kishte ndërruar jetë ishin dakorduar për atë çka do të thuhej në “Interaktiv”.

Molliqaj: Agjenda e kësaj qeverie është që të kontrollojë secilën pjesë të shoqërisë që merret me jetën publike
Lexo po ashtu Molliqaj: Agjenda e kësaj qeverie është që të kontrollojë secilën pjesë të shoqërisë që merret me jetën publike

“Jemi mbledhur rreth 10 veta dhe kemi diskutuar se çfarë do të themi. Jemi pajtuar që rasti të mos quhet as vrasje e as vetëvrasje, por përgjegjësia për vdekjen e Astritit bie mbi shtetin. Hetimi do ta zbardhte cila është. Albini ishte personi i parë që ka folur në kundërshtim me dakordimin e të gjithëve. Por sot nuk flet më”.

Ish-sekretari i LVV-së thotë se megjithatë thotë se problemet mes Kurtit dhe tashmë anëtarëve të PSD-së kanë ndodhur tri javë para vdekjes së Deharit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori