LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj thotë Vetëvendosje është shndërruar në PDK 2.0 për disa arsye

Molliqaj thotë Vetëvendosje është shndërruar në PDK 2.0 për disa arsye

Kandidati për deputetet nga koalicioni AAK-PSD, Dardan Molliqaj, ka thënë se Vetëvendosje duke u ikur debateve është shndërruar në një PDK 2.0.

Molliqaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se të aderuarit e ri në Vetëvendosje kanë ardhur për të zhvatur fonde në këtë parti, përcjell Telegrafi.

“Për nga konceptimi i politikës Vetëvendosje është bërë PDK 2.0. Edhe nga numri i njerëzve që po merr nga PDK-ja edhe nga profilet që po merr nga PDK-ja ky koncept qëndron. Grupet që shkojnë nga PDK në VV janë ata që mendojnë se PDK-ja ka devijuar ideologjikisht nga koncepti majtist leninist e enverist dhe grupi i dytë janë ata që nuk kanë mundur të keqpërdorin e shfrytëzojnë pronën publike e tash mendojnë se VV është treni i radhës ku mund të përfitojnë”.


Kandidati për deputetet nga PSD ka thënë se edhe PDK-ja në vitin 2017 ikte nga studiot televizive dhe u mundoke të përfaqësohet nga disa përfaqësues të shoqërisë civile që formalisht nuk ishin në PDK.

“Të njëjtit që kanë mbrojtur PDK-në në vitin 2017 po e mbrojnë Vetëvendosjen tash”, tha Molliqaj./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Kalo në kategori