Moise Kean dhuron spektakël, Juventusi triumfon lehtësisht ndaj Udineses

Kampioni në fuqi i Italisë e nisi për mrekulli takimin ku vetëm pas 11 minutash lojë realizuan golin e parë.
Ishte super talenti italian, Moise Kean që u shërbye bukur në zonë nga Alex Sandro dhe shënoi për 1-0.
18-vjeçari nuk u ndal me vetëm këtë gol, pasi në minutën e 39-të pas një depërtimi të shkëlqyer në zonë realizoi golin e dytë personal në këtë takim (2-0).

Me epërsinë prej dy golave të Juventusit skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutave.
Edhe në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i kampionëve në fuqi dhe shkëlqimi i Moise Kean.
Reprezentuesi italian në minutën e 67-të fitoi një penallti të cilën në gol e shëndrroi Emre Can (3-0).

Katër minuta më vonë Zonja e Vjetër realizoi edhe golin e katërt në këtë takim me Blaise Matuidin që shënoi me kokë pas harkimit nga Spizanola.
Mysafirët krejt çka arritën në këtë takim ishte goli i nderit i shënuar në minutën e 85-të nga Lasagna.
Juventus kësisoj vazhdon marshimin drejt një tjetër titulli në Serie A, pasi ndodhet bindshëm në pozitën e parë me 75 pikë pas 27 ndeshjeve.
Ndërkohë Udinese është në pozitën e 15-të në kampionat me 25 pikë pas 26 takimeve të zhvilluara.
Në javën e ardhshme, Juventus do të luaj në udhëtim te Genoa, ndërsa Udinese luan përsëri jashtë shtëpisë së saj ku përballet me Napolin në Sao Paulo. /Telegrafi/
















































