LAJMI I FUNDIT:

Mogherini: Bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë të rëndësishme edhe për BE-në

Mogherini: Bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë të rëndësishme edhe për BE-në
Federica Mogherini

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini mbrëmë u takua me kryeministrat dhe ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, njoftojnë nga zyra e saj.

Takimi u realizua në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku u bisedua për perspektivën evropiane dhe për përparimin e arritur deri më tani.

“Ata shprehën mbështetje për hapjen e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke cituar se ky vendim nuk është i rëndësishëm vetëm për të dyja vendet, por për të gjithë rajonin dhe BE-në”, thonë nga zyra e Mogherinit.


Përveç kësaj, të gjithë të pranishmit u pajtuan se bisedimet në mes Serbisë dhe Kosovës duhet të vazhdojnë dhe të arrihet marrëveshje për normalizimin e të dyja palëve./Telegrafi/