Modelja shqiptare e pasarelave të Kinës

Pas sfilatash të shumta në qytete të ndryshme, katalogë firmash prestigjioze, kopertina dhe editoriale të publikuara nëpër revistat më në zë në Kinë, Anila së fundi është paraqitur si një ndër femrat më sensuale dhe më të kërkuara në treg nga linja të ndryshme të brendshmesh.
Pas një eksperience të suksesshme në Shqipëri, bukuroshja shqiptare ka lidhur një kontratë pesëvjeçare me agjencinë ndërkombëtare “Bindi Model Managmet”.
Siç njofton Shekulli, 22-vjeçarja është e vendosur në qëllimet e veta, që përveç tregut aziatik, të pushtojë edhe atë evropian duke filluar nga Milano. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/01/2013
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































