Telegrafi

Modelja Oriola Marashi del “topless”, gjoksin e mbulon me dorë (Foto)

Ajo u bë e njohur më tepër në saje të videos së këngës të Jonas Blues, “Mama”. 

Oriola Marashi është modele shqiptare dhe ka një trup për tu marrë zili prej të gjithëve.

Kohë pas kohe sjell imazhe mjaft provokuese në rrjetet sociale që merr edhe komente pozitive.

Së fundi, bukuroshja ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet “topless”.

Në fakt, Oriola e veshur në xhinse, gjoksin është munduar ta fsheh me dorën e majtë ndërsa në të djathtën mban një cigare.

“Fotoja është një poezi pa fjalë. Kreativiteti kërkon kurajo. Jam e lumtur për sa kohë që mund ta shpreh veten time. Unë i inkurajoj të gjithë femrat që dëshirojnë ta zbulojnë veten ta bëjnë ashtu siç duan vetë!”, ka shkruar në Instagram, Marashi.

Ndryshe, modelen do ta shohim edhe në disa projekte të reja të modës gjatë vitit 2018. /Telegrafi/