Modelja e famshme, Chrissy Teigen, i ka befasuar të gjithë me veprimin e saj të fundit.

Ajo ka bërë një ndërhyrje e cila deri më tani nuk është dëgjuar, të paktën jo nga ato që praktikojnë figurat publike.


Modelja ka bërë botoks nën sqetulla, në mënyrë që të ndalojë djersitjen e tepërt.

Bashkëshortja e John Legend e bëri të ditur këtë gjë përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter.

ch

“I bëra me botox nën-sqetullat e mia. T’ua them të drejtën, është vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë. Tani e tutje mund të vesh edhe gjëra mëndafshi pa u larë në djersë”, është shprehur ajo.

E pyetur nga ndjekësit nëse ka ndjerë dhimbje gjatë kësaj ndërhyrje, ajo u shpreh duke thënë se nuk ka pasur fare dhimbje ndaj një veprimi të tillë. /Telegrafi/

GettyImages 1156765300